Makina e policisë goditet nga një automjet, tre efektivë të plagosur, mjeti i FNSH-së përfundon në kanal
Tre efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier u plagosën paraditen e së dielës, pasi teksa po udhëtonin me automjetin e policisë, u goditën nga pas nga një automjet civil, shoferi i të cilit mbeti i plagosur po ashtu.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, kur automjeti civil goditi automjetin e FNSH Fier.
Goditja ishte shumë e fortë, çka bëri që automjeti i Policisë të batohet dhe të përfundojë në kanalin anësorë të rrugës.
Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Rrethanat paraprake flasin se, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e automjetit tip Benz që goditi nga pas furgonin e FNSH-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




