Maks Moslej, një fund i trishtë

Ish-Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Maks Moslej u nda nga jeta në maj të vitit të shkuar, në moshën 81-vjeçare. Por tanimë është mësuar se ai ka patur një fund të trishtueshëm, teksa ekspertët mjeko-ligjorë kanë zbuluar se Moslej vrau veten pasi mësoi se vuante nga kanceri i pashërueshëm. Mediat britanike kanë zbuluar se sëmundja i kishte shkaktuar 81-vjeçarit dhimbje të padurueshme, duke e çuar atë drejt vendimit të skajshëm, të cilin ai e shpjegon në një letër të shkruar pasi kishte konsumuar një vakt të fundit me bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës me armë zjarri.
Maks Moslej e udhëhoqi për plot 16 organizmin botëror që qeveris motorsportet, nga 1993-shi, deri më 2009-ën. Përgjatë drejtimit të tij, spikati puna për të përmirësuar sigurinë e garave me makina, por edhe themelimi dhe ngritja e Fondacionit dhe Akademisë së FIA-s. Britaniku u rizgjodh në 1997-ën, 2001-shin and 2005-ën, përpara se t’ia kalonte stafetën pasardhësit të tij, francezit Zhan Todt.
Megjithatë, incidente të ndryshme për jetën private dhe të qenit i biri i një drejtuesit të organizatës së fashistëve britanikë, ndikuan në tërheqjen e tij nga drejtimi i FIA-s, por ai mbeti President Nderi i saj deri në fund të jetës së tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




