Mali i Zi lehtëson masat anticovid. Nga e shtuna baret dhe restorantet të hapur deri në orën 23

Mali i Zi duke nisur nga dita e shtunë ka lehtësuar masat anticovid, ç’ka pritet të ndihmojë edhe sektorin e turizmit në vend. Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që nga e shtuna 29 Maj, restorantet dhe kafenetë do të punojnë një orë me gjatë, pasi do të lejohen deri në orën 23:00. Masat e reja u bënë të ditura nga Borko Bajiq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas vendimit të qeverisë së Malit të Zi, nga e shtuna tubimet e hapura private dhe publike do të lejohen , me praninë e deri në 50 personave dhe në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Po ashtu do të lejohen tifozët në ngjarjet sportive, ndërsa thuhet se dhe trajnimet në grup janë të lejuara deri në 50 persona. Lehtësimi i maave në Malin e Zi vjen në një kohë kur pothuasje jithë vendet e rajonit I kanë ndryshuar masat anticovid.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




