Mamografia e lëvizshme në Pogradec – Kanceri i gjirit, ekzaminim falas për gratë afër vendbanimit

Sociale | 2 vite më parë

Ka mbërritur në Pogradec Mamografia e lëvizshme, si pjesë e turit që kjo njësi bën në të gjithë vendin me qëllim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Tashmë të gjitha gratë të cilat janë mbi moshën 40 vjeç mund të kryejnë falas këtë ekzaminim.

“Shërbimi që ofrojmë janë mamografitë për gratë mbi 40 vjeç, ato duhet të paraqiten me kartën e identitetit  dhe të bëjnë regjistrimin një ditë më parë ndërsa ekzaminimi do të kryhet ditën e nesërme koha që do të qëndrojë  është përcaktuar nga ministria e Shëndetësisë dhe do të qëndrojë këtë javë dhe javën tjetër”, u shpreh Ana Topalli, ndihmese epidemiologe.

Pranë kësaj njësie kryhen 15 ekzaminime çdo ditë, teksa nga viti në vit vihet re një rritje e interesit të grave për të bërë këtë kontroll rutinë.

“Ka gra te cilat janë me probleme dhe ndiqen çdo vit, gratë janë sensibilizuar  tashme dhe e dine qe mamografia eshte e domosdoshme”, u shpreh epidemiologia.

Mamografia e lëvizshme e cila ndodhet tek ambientet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të qëndrojë në Pogradec për dy javë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme