Mançester Siti “leksion” Çelsit, thyhet Junajtid

Tre ekipe të mëdha të Premier Ligës kanë karakterizuan ndeshjet e mesditës në javën e gjashtë të kampionatit. Në përplasjen e drejtpërdrejtë midis Chelsea dhe Manchester City, të besuarit e Guardiolës kanë marrë më të mirën në Stamford Bridge duke fituar 1-0: një gol i Gabriel Jesus në minutën e 53-të dhe Blues u arritën në kryesim nga Qytetarët.
United ra 1-0 në shtëpi ndaj Aston Villa: Hause vendosi në minutën e 88-të fatin e sfidës. Tre të mëdhenjtë janë në kryesim, së bashku me Liverpoolin, i cili tani mund të fluturojë.
Ishte një fund dramatik në fakt në sfidën e luajtur në “Old Trafford”, me Aston Vilën që arriti të triumfojë përballë një United të përgjumur, të udhehequr nga një Kristiano Ronaldo i panjohur. Të besuarit e Solskjaer, pavarësisht se pësuan gol në fundin e ndeshjes, kishin mundësinë të barazonin kur u akordua një 11-metërsh në favor të tyre.
Autori i golit të vetëm të kësaj sfide, Hause shkaktoi një 11-metërsh në dëm të Cavanit. Por Bruno Fernandes u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, duke e vërtetuar plotësisht momentin jo të skuadrës së tij në këtë sfidë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




