Mania e mbikëqyrjes, kur kamerat e sigurisë kthehen në mjet kontrolli brenda familjes
Të ruash biznesin apo shtëpinë me kamera sigurie është kthyer në një praktikë të zakonshme. Sot ato gjenden kudo, në lokale, rrugë, ambiente private si pjesë e teknologjisë që premton më shumë siguri. Por për një pjesë të shoqërisë, përdorimi i tyre po kalon kufijtë e arsyes, duke u shndërruar në një formë kontrolli të tepruar.
Kontrolli i bashkëshortëve përbën një ngjarje që hap debat mbi kufirin mes sigurisë dhe cenimit të privatësisë.
“Për sa i përket përdorimit të kamerave të sigurisë në ambiente të brendshme familjare prek të drejtat e njeriut. Të gjithë kemi të drejtë të jetojmë në konficialitet dhe të pa vëzhguar”, u shpreh Maria Dojçe, sociologe.
Sociologët e shohin këtë fenomen si tregues të frikës dhe pasigurisë në marrëdhëniet ndër personale.
“tregon gjendje të dobëta emocionale, ndërhyn drejtpërsëdrejti në privatësinë e personit që bashkëjeton”, tha ajo.
Sipas sociologëve, disa familje po shndërrohen në “burgje shtëpiake”, ku xhelozia dhe mosbesimi maskohen si nevojë për siguri. Përdorimi i kamerave në këtë formë është shprehje e një çrregullimi social dhe emocional.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




