Manolas provokon Juventusin pas eliminimit: Përmbysjet e mëdha janë vetëm për gladiatorët!

UEFA Champions League | 8 muaj më parë

Ish-mbrojtësi grek i Romës ngacmon bardhezinjtë, duke kujtuar fitoren 3-0 kundër Barcelonës në Champions League.

Disa orë pas eliminimit të Juventusit nga Champions League, edhe pse fitoi 3-2 ndaj Gallatasarajit, ai që thumbon bardhezinjtë për përmbysjen e munguar është Konstantinos Manolas.

Greku ka sjellë në kujtesë përmbysjen e madhe të Romës kundër Barcelonës në Champions League. Ishte një nga momentet më të pabesueshme të Romës në vitet e fundit. Skuadra italiane eliminoi Mesin me shokë nga turneu më i rëndësishëm europian gati 8 vjet më parë.

Në ndeshjen e parë Roma kishte humbur 4-1 në “Camp Nou”. Në kthim, golat e Xhekos, De Rosit dhe Manolas sollën kualifikimin për në gjysmëfinale të Championsit jashtë çdo parashikimi.

Manolas ka dashur të provokojë Juventusi, duke bërë një postim në Instagram, ku një foto të natës magjike të 10 prillit 2018 e shoqëron me fjalinë: “Disa përmbysje janë vetëm për gladiatorët!”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme