Manovrat e Juventusit/ Pas dështimit me Kessie vjen Sarr nga Tottenham, ofertë për Zirkzee

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Mesfushori senegalez vjen në Torino në huazim me detyrim blerje për 26 milionë euro në rast kualifikimi në Champions. Pritet edhe sulmuesi i Manchester United.

Pas “Jo”-së së Frank Kessie, i kthyer zyrtarisht tek Atalanta, Juventusi ka kaluar te pista Pape Sarr. Klubi bardhezi nuk ka humbur kohë dhe ka mbyllur marrëveshjen për mesfusorin e ri. Ka një akord me Tottenham për senegalezin e vitlindjes 2002, i rritur në Francë te Metz, kurse 4 sezonet e fundit ka luajtur me Spurs. Juventusi ka fituar konkurrencën me Monaco dhe Beshiktash, pasi vetë lojtari donte të transferohej në Torino.

Sarr do të kalojë te Juventusi në huazim për 2 milionë euro, me detyrim blerje për 26 milionë, në rast kualifikimi në Champions. Paga e lojtarit do të paguhet nga klubi italian. Sarr mbulon të gjitha rolet në mesfushë dhe të aftësi të mira depërtimi. Sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje në Premier League, 13 prej tyre titullar, me 2 gola dhe 4 asiste.

Juventusi ndërkohë po këmbëngul për ta marrë sulmuesin Joshua Zirkzee. Klubi torinez ofron 3 milionë euro për huazimin nga Manchester United dhe 30 milionë për blerjen më pas nga klubi anglez. Për të mbyllur këtë operacion do të ndihmonte shumë kalimi i David tek Atletico Madrid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme