Maroku humb Ezzalzouli-n për Botërorin, sulmuesi nuk është larguar nga kombëtarja

Më e keqja ndodhi, Abde Ezzalzouli është dëmtuar në miqësoren që zhvilloi Maroku pak ditë më parë me Norvegjinë. 24-vjeçari ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë.
Mjekët e kombëtares afrikane i kanë raportuar dëmtimin homologëve të tyre te Real Betis. 24-vjeçari për momentin nuk është larguar nga grumbullimi pasi e sigurt do të jetë mungesa e tij në tri takimet e Marokut në grupe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




