Maroku, Regragui: Afrika është në qendër të skenës

Uncategorized | 4 vite më parë

Walid Regragui është shprehur i lumtur pasi mundi Portugalinë në çerekfinale dhe goditi pasimin historik për gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit. “Sot, Afrika është rikthyer në qendër të skenës – deklaroi trajneri i Marokut – Ne po ecim përpara me cilësitë tona dhe nuk ka mbaruar. Humbëm shumë lojtarë para Kupës së Botës. Humbëm Amine, Louza, Massina, por arritëm të qëndrojmë të fortë. Jam shumë i lumtur për Marokun. Dua të falënderoj të gjithë stafin dhe FRMF. Nuk jam vetëm unë”, shtoi trajneri.

“Maroku mund të bëjë mrekulli”, ka deklaruar portieri Yassine Bounou. Pas penalltive ndaj Spanjës, portieri ishte edhe protagonist i fitores ndaj Portugalisë, që i dha skuadrës afrikane kualifikimin e parë të një ekipi nga kontinenti në gjysmëfinale të Botërorit. Deri më tani, në Botërorin e Katarit, portieri ka pësuar vetëm një gol, përfshirë autogolin, në fitoren 2-1 ndaj Kanadasë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

 “Është shumë, shumë e vështirë – tha portieri i Sevillas në një konferencë për shtyp – të gjesh fjalët për të përshkruar këtë moment. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët dhe tifozët që na kanë mbështetur. Tani do të pushojmë pak për t’u përgatitur për atë që do të ndodhë, por ne jemi në gjendje të përballemi me këdo”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme