Maroku, trajneri Regragui: Të vazhdojmë me surpriza

Uncategorized | 4 vite më parë

“Është një lojë shumë e vështirë. Spanja është një nga skuadrat më të mira të futbollit në botë, me ambicie të mëdha. Mendoj se janë një nga favoritët për të fituar finalen. Jemi të përgatitur mirë. Nëse arrijmë të mposhtim Spanjën, do të jetë një surprizë e bukur për vendin tonë”. Kështu e prezanton trajneri i kombëtares së Marokut, Walid Regragui, ndeshjen kundër Spanjës, të planifikuar për të martën më 6 dhjetor në orën 16:00, të vlefshme për 16-shen e Botërorit të Futbollit.

“Ne e njohim shumë mirë futbollin spanjoll – shton Regragui – është gjithmonë i njëjti stil loje dhe kjo nuk i pengon ata të krijojnë probleme për të gjithë. Do të jetë një ndeshje e vështirë si kundër Kroacisë, Belgjikës dhe Kanadasë. Në çdo rast. Siç u thashë lojtarëve, për ne do të jetë finalja e katërt: do të sigurohemi që ta fitojmë si më parë, me vlerat, parimet dhe cilësitë tona”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme