Marrëveshja, ish-kampioni i botës në ring në dhjetor ndaj Chris

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr., ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ka arritur një marrëveshje për të dueluar në dhjetor të këtij viti ndaj amerikanit Chris Arreola. Ky i fundit ka qenë kanditat për titullin kampion në këtë Divizion.

Ruiz nuk duelon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur humbi revanshin dhe titujt kampionë në duelin e dytë ndaj Joshua. Rivali i radhës, Arreola, është një emër i njohur në ring, pasi ka dueluar ndaj Wilder, Klitschko e mjaft boksierëve të tjerë.

Boksieri meksikan shpreson që pas këtij dueli të ketë mundësi sërish të sfidojë kampionët e botës të këtij Divizioni, Joshua apo Fury. Kjo përballje konsiderohet disi e lehtë për Ruiz, pasi Arreola është 39 vjeç dhe aktualisht renditet në vendin e 7-të në Divizionin e peshës së rëndë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme