Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi, nis çmontimi i lokaleve rreth stadiumit

Aktualitet | 1 vit më parë

Rreth 1,500 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, Antiterrorin dhe SHISH-in.

Fokusi do të jetë i veçantë mbi përfaqësuesen serbe, që do të shoqërohet nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim.

Në stadium do të instalohen kamera me njohje të fytyrës për të identifikuar çdo person që mund të shkaktojë incidente. Gjithashtu, do të përdoren sisteme antidron për të parandaluar çdo kërcënim nga ajri.

Çdo biletë është e personalizuar dhe tifozët duhet të paraqesin kartën e identitetit në hyrje për verifikim. Ndërkohë tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta: nuk do të lejohet hyrja me sende të forta, shishe, fishekzjarre apo objekte metalike.

Rrugët kryesore që çojnë drejt stadiumit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve. Bizneset pranë stadiumit janë urdhëruar të mbyllen përkohësisht dhe nuk do të lejohet qëndrimi i personave në ballkonet apo dritaret e banesave që kanë pamje nga stadiumi.

Masat janë ndërmarrë për të siguruar një atmosferë të qetë dhe sportive gjatë ndeshjes, duke marrë parasysh historikun e tensionuar mes dy kombëtareve dhe rëndësinë e këtij takimi për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme