Masat antikorrupsion, Parlamenti gati për ndryshimin e ligjit për financimin e partive

Politikë | 1 vit më parë

Me propozim të komisionit të posaçëm parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, Kuvendi do të ndryshojë dy ligje që i cilëson kyçe në luftën kundër korrupsionit.

Bëhet fjalë për dy projektligjet “Për konfliktin e interesit” dhe “Për financimin e partive politike”. Burime zyrtare bënë të ditur për RTSH-në se këto projektligje do të strukturohen nga ekspertë, juristë të Kuvendit dhe staf këshillimor, pjesë e institucioneve të pavarura, si ILDKPKI dhe KQZ. Të njëjtat burime konfirmojnë se ky proces do të mbështetet edhe nga ekspertët e Këshillit të Europës.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, i ngritur në maj të vitit të kaluar vetëm me votat e socialistëve, ka miratuar një plan kombëtar veprimi, pa dhënë detaje rreth propozimeve që i janë dërguar trupave ekzekutivë dhe legjislativë.

Me nisjen e legjislaturës së re, një gjë është e sigurt: puna e këtij komisioni do të varet nga vota e deputetëve të ardhshëm, të cilët do të vendosin edhe për zgjatjen e mandatit të kësaj strukture.

Rikthimi i debatit për financimin e partive tregon rritjen e presionit mbi Shqipërinë, e cila duhet të bindë partnerët e huaj për pagesa të pastra nga selitë e partive, gjatë dhe jashtë fushatës.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme