Masat për mbrojtjen nga zjarret në Malësi të Madhe, vëmendje e shtuar në fushat me bimë eterovajore

Sociale | 2 vite më parë

Stina e verës është periudha ku reparti i shërbimit zjarrfikës kalon në gatishmëri të përforcuar për të patur nën kontroll rastet e zjarrit që mund të regjistrohen.

Në Malësi të Madhe, bashkia ka hartuar një plan masash në bashkëpunim me repartin zjarrfikës, kryetarët e fshatrave, vrojtuesit, Policinë e Shtetit dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura për të koordinuar punën në terren për t’ju përgjigjur rasteve të zjarreve.

Drejtori i Zjarrfikësve në Malësi të Madhe Besnik Hasaj thotë se vëmendje të shtuar do të kenë zonat fushore të cilat janë të mbjella me bimë eterovajore.

“Të gjitha mjetet e rasteve janë në gatishmëri. Zonat më të rrezikshme janë ato të ulëtat pasi janë të mbjella me bimë eterovajore”.

Malësia e Madhe është ndër bashkitë që disponon mjete moderne zjarrfikëse dhe pajisje ndihmëse.

Ky repart përbëhet me një personal prej 27 efektivësh të cilët gjatë sezonit veror janë të shpërndarë me mjete në pikat turistike.

Gazetar Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme