Mashtruan online 34-vjecarin duke i marre 60 mijë euro, 2 të arrestuar, 1 në kërkim

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një rast i mashtrimit kompjuterik është goditur në Tiranë, ku pre kishte rënë një 34-vjeçar. Gjatë operacionit të koduar “Wrong Idea”, u vunë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Rasti është denoncuar nga një 34-vjeçar, i cili ka deklaruar se është mashtruar gjatë komunikimeve në një platformë online, duke i shkaktuar një dëm financiar prej 60 mijë eurosh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se një person i është paraqitur 34-vjeçarit si i afërm i tij dhe i ka kërkuar shumën e parave, ndërsa më pas shuma është dorëzuar te një prej të dyshuarve.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar shtetasit N. V., 25 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi F. Gj., 43 vjeç, i dyshuar si i përfshirë në skemën e mashtrimit.

Sipas Policisë së Tiranës, dyshohet se tre personat kanë bashkëpunuar në mënyrë të organizuar për realizimin e mashtrimit, duke përdorur platforma komunikimi për të përfituar shumën e parave nga viktima.

Hetimet vijojnë për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolit të secilit prej të dyshuarve në skemën kriminale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme