Materialet zgjedhore në Fier e Elbasan, masa nga KQZ dhe policia për mbarëvajtjen e procesit

Në nëntë Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor në Qarkun Fier ka mbërritur sistemi monitorues i qendrave të votimit dhe vendnumërimit të votave me kamera dhe ekrane.
Në qytetin e Fierit janë ngritur 97 qendra votimi, ndërsa janë 75 mijë qytetarë me të drejtë vote. Në KZAZ nr. 60, komisionerët pohojnë se gjithçka është gati, ndërsa vijohet me trajnimin nga KQZ-ja të komisionerëve të qendrave të votimit dhe numëruesve.
“Ditën e shtunë do t’ua shpërndajmë komisionerëve sipas një grafiku dhe plani që ka organizuar KZAZ-ja. Deri tani baza materiale ka qenë e rregullt. Është marrë me procesverbal nga ana jonë dhe nuk kemi ndonjë mangësi,” shprehet Nikollaq Neço, komisioneri i KZAZ-së 60 në Fier.
Sakaq, edhe në Elbasan, nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, kanë mbërritur materialet zgjedhore, të cilat brenda 48 orëve do të shpërndahen në të gjithë qarkun sipas hartës së projektuar nga KQZ-ja.
Në zbatim të Kodit Zgjedhor është kryer montimi i kamerave në qendrat e votimit dhe vendnumërimit të votave, ndërsa është planifikuar një plan emergjence në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Në Qarkun e Elbasanit, më 11 maj kanë të drejtën e votës 346.948 persona.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





