Mateus “sponsor” për Soboslai

Dominik Soboslai është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë. Hungarezi që luan për Salcburgun në Bundesligën austriake, është duke treguar një formë të mirë si me klubin ashtu edhe me kombëtaren duke ngjallur interesin e shumë skuadrave. Por, Lotar Mateus, ish-lojtari i kombëtares gjermane, mendon se Bajerni është skuadra favorite për të marrë lojtarin në fjalë. “Ai është një diamant, një lojtar si Kai Haverc. Në Hungari po e krahasojnë me Ferenc Pushkash. Edhe pse në janar mund të shkojë në Lajpcig, Bajerni i ka të gjitha mundësitë për ta bërë mesfushorin pjesë të skuadrës. 20-vjeçari nuk do të ishte një goditje e lehtë pasi për të janë edhe shumë skuadra në garë. Në fund, bavarezët janë një skuadër që të bindin pasi historia e klubit flet vetë”, pohoi Lotar Mateus për të përditshmen gjermane “Bild Sport”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




