Mbeten aktive zjarret në Mallakastër/Nuk ka rrezik për zonat e banuara, vijojnë operacionet nga toka dhe ajri
Edhe këtë të premte vijon beteja me zjarret në Mallakastër. Terreni i vështirë dhe bimësia e dendur i kanë bërë jo pak të vështirë ndërhyrjet për shuarjen e tyre. Që në mëngjes 40 trupa të Forcave të Armatosura.
4 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe 30 forca bashkiake po punojnë në tri zona, Në Riban, Ngraçan dhe Panahor. Po në mëngjes rinisën operacionet edhe nga ajri. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Zjarret në këtë zonë vijojnë të jenë aktive që prej katër ditësh. Është djegur një sipërfaqe e madhe në masivin pyjor, por fatmirësisht deri tani nuk është lejuar përhapja e tyre në zonat e banuara e nuk ka dëme as në shtëpi e as në njerëz.
Deri tani mendohet që zjarret të mos jenë të qëllimshme. Duke vlerësuar vendin ku kanë rënë, masiv i vjetër pyjor me pisha si dhe kushtet ekstreme të temperaturave mendohet se ato janë shkaktuar si pasojë e kushteve natyrore.
Gazetare: N. Spahiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



