Mbi 1500 punëkërkues në Sarandë – Agjencia e Punësimit i drejton në biznese dhe praktika profesionale
Në zyrat vendore të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Sarandë aktualisht janë të regjistruar mbi 1500 punëkërkues. Ky numër tregon një interes të lartë për të gjetur mundësi punësimi në qytet dhe rrethinat e tij.
Sipas përgjegjëse së zyrës, Anisa Çuçi, këta persona janë orientuar jo vetëm drejt bizneseve private, por edhe drejt praktikave profesionale, ku mund të fitojnë përvojë të vlefshme për tregun e punës.
“Kryesisht i kemi ndërmjetësuar në bizneset private por edhe publike nëpërmjet praktikave profesionale dhe programeve të punësimit”, u shpreh Çuçi,
Zyra e punësimit ka një bashkëpunim të ngushtë me biznesin lokal për të mundësuar punësimin e këtyre personave. Ky bashkëpunim synon të rrisë shanset e punëkërkuesve për të gjetur vende të përshtatshme pune.
“Në 2025 kemi pasur mbi 650 të punësuar nëpërmjet ndërmjetësimit dhe mbi 50 kemi pasur programe për shtresën vulnerabil”, tha ajo.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi 1,000 persona nga Saranda janë punësuar përmes këtij programi. Rezultatet tregojnë efektivitetin e ndërmarrjeve të zyrës në lidhjen e kërkesës së biznesit me ofertën e punëkërkuesve.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




