Mbi 200 vepra për humanisten shqiptare, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” zotëron një fond librash

Humanistja shqiptare, Nënë Tereza, i përkiste botës së të varfërve, të braktisurve e atyre pa mbrojtje. Për të dhe misionin e saj janë shkruar mbi 200 vepra nga autorë vendas e të huaj.
Një pjesë e tyre, ndodhen në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës” si pasuri e fondit të saj. E veçanta e këtyre librave është se në to gjenden një pjesë e shkrimeve që vetë humanistja e përbotshme ka lënë në to.
Familja e Nënë Terezës ka jetuar për një kohë të shkurtër në Shkodër dhe këtu gjejmë edhe një pjesë të lidhjes së Shenjtores me këtë qytet dhe jo vetëm.
Studiuesi Dom Nikë Ukgjini pati fatin ta njihte nga afër humanisten me famë botërore.
Shën Tereza apo Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, asokohe nën pushtimin osman, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit, ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë, u shpall e Lume në Vatikan nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003.
Ajo u shpall Shenjte në Vatikan nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




