Mbi 30 kongresmenë demokratë do të bojkotojnë fjalimin e Netanyahut në Kongres

Botë | 2 vite më parë

Më shumë se 30 kongresmenë dhe senatorë demokratë po planifikojnë të bojkotojnë dhe të mos marrin pjesë në dhomën e Kongresit gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Ish-kryetarja e Dhomës Demokratike, Nancy Pelosi është ndër ata që planifikojnë të bojkotojnë fjalimin e Netanyahut.

Disa demokratë kryesorë dënojnë mënyrën se si administrata e Netanyahut po zhvillon luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës, veçanërisht faktin që operacionet ushtarake izraelite kanë shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur civilë. “Jo, Netanyahu nuk është i mirëpritur në Kongresin e SHBA,” tha senatori Bernie Sanders përmes X.

Rreth 200 persona u arrestuan nga Policia Federale e Kapitolit në një demonstratë pro-palestineze në ndërtesën e Kongresit përpara fjalimit të Netanyahut.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri izraelit do të takohet me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe veçmas me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe kandidaten për presidenciale demokrate.

Kandidati republikan për president, Donald Trump njoftoi se do të takohet të enjten me kryeministrin izraelit në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme