Mbi 770 mijë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale u shpreh se zbatimi i reformës së pagave, dha efekte të ndjeshme edhe në numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore
Sipas tij, për periudhën janar-korrik 2024 numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore rezultoi në total 772 636.
Gjatë periudhës janar-korrik 2024 janë trajtuar me pagesa përfitimi 829 999 pensionistë të të gjitha kategorive që trajtohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me një rritje prej 2.4 %.
Referuar statistikave të publikuara së fundmi nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga DPT u realizuan në masën 92 miliardë lekë, 9.6 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe realizim 101.1% të planit për 7-mujorin 2024.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




