Mbledhja e bimëve mjekësore – Tregu po përballet me mungesë të fuqisë punëtore

Sociale | 2 vite më parë

Në bashkinë e Libohovës pika e grumbullimit të bimëve medicinale gjatë viteve të fundit po përballet me problemin e rënies së numrit të banorëve që mbledhin bimë medicinale . Sipas grumbulluesit Hektor shehu moshat e reja nuk shfaqin fare interes për të bërë mbledhjen e tyre ndërsa në rënie ka ardhur edhe numri i moshave më madhore që merren me mbledhjen e tyre.

Ky vit sipas grumbulluesit Shehu ka qenë tepër i vështirë edhe për shkak të çmimeve të ulta.

Në pikën e grumbullimit të bimëve medicinale grumbulluesi Hektor Shehu punëson edhe punëtor sezonal .

Gazetare :Boralda Gjyli

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme