Mblidhet KD i RTSH- Votohet buxheti për Fest 63, shtyhet gara për drejtorin e ri

Aktualitet | 2 vite më parë

Këshilli drejtues i RTSH në mbledhjen e radhës diskutoi për hapjen e garës për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të televizionit publik.

Propozimi u hodh për diskutim nga kryetari i Këshillit Drejtues i RTSH-së, në fillim të mbledhjes ku u lexuan edhe pikat e rendit të ditës.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Këshillit Drejtues i RTSH-së, Leka Bungo, lexoi dhe pikat e diskutimit të rendit të ditës duke thënë se, “mbledhjen e radhës ja kemi kushtuar diskutimit mbi projektin e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar si dhe shpalljen e garës për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së”.

Por me shumicë votash anëtarët e këshillit drejtues nuk miratuan hapjen e garës për drejtorin e ri të përgjithshëm, dhe argumentuan se  nuk ka kohë fizike deri në fund të 2024 për shkak të angazhimeve të tjera me programet e fundvitit.

Këshilli drejtues vendosi që diskutimet për hapjen e garës të bëhen në një tjetër mbledhje.

Ndërkohë me shumicë votash, këshilli kaloi pikën tjetër të rendit të ditës, miratimin e buxhetit për festivalin e 63 të këngës në RTSH që do të mbahet nga data 19 deri në 22 dhjetor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme