Mbrojtja e avokatëve të Xhokoviç: Pozitiv me Covid më 16 dhjetor

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Tenisti nr. 1 i botës, Novak Xhokovic u përjashtua nga vaksinimi kundër Covid-19, sepse ai u kontraktua me virusin në dhjetor: avokatët e tij e njoftuan këtë. “Data e testit të parë pozitiv për Covid u regjistrua më 16 dhjetor 2021”, thuhet në një dokument të depozituar në gjykatën federale, i cili kërkon të rrëzojë refuzimin e vizës së tij për të hyrë në Australi dhe për të marrë pjesë në Australian Open. Gjyqtarët do të vendosin të hënën në mëngjes.

Xhokoviç – shtuan avokatët e tij – kërkoi të transferohej nga qendra ku u detyrua të qëndronte në Melburn në mënyrë që të stërvitej përpara Australian Open. Nole ka qëndruar në Centre Park Hotel që nga ardhja e tij në Australi, pavarësisht kërkesave të tij për zhvendosje.

Në letrën e dërguar nga Tennis Australia për tenisistët, megjithatë, afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për përjashtim mjekësor ishte 10 dhjetori, gjashtë ditë para pozitivitetit të numrit 1 në botë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme