Mbrojtja e Ilir Metës tërhiqet nga kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit po zhvillon këtë të enjte seancën lidhur me vendimin për kalimin ose jo në gjykim të çështjes së hetimit të SPAK ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Aktualisht, SPAK dhe të pandehurit kanë përfunduar parashtrimet e tyre, ndërsa po zhvillohet debati mbi provat. Në fund, gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë në gjykim, do të kthehet për plotësim aktesh, apo do të pushojë çështjen.
Në seancën paraprake, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, bëri të ditur se mbrojtja ka tërhequr kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit. Sipas tij, kjo kërkesë u tërhoq për shkak të një rekursi që aktualisht ndodhet në pritje të shqyrtimit dhe vendimmarrjes në Gjykata e Lartë e Shqipërisë.
Seanca vazhdon për shqyrtimin e provave dhe vendimin për ecurinë e mëtejshme të dosjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




