Mbyllet sezoni i rregullt i kampionatit të futbollit të vajzave, 4 skuadra në garë për titullin kampion

Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit e sezonit të rregullt të kampionatit të futbollit të vajzave, me ndeshjen Partizani – Atletik Klub, e luajtur këtë të hënë në stadiumin ”Arena e Demave”, që përfundoi me rezultatin 4-2 për vajzat e kuqe.
Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë me 46 pikë pas fitores 2-0 ndaj Gramshit në ”Loro Boriçi”. Gramshi e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 35 pikë. Apolonia e vendit të dytë triumfoi 10-1 në transfertën e Lushnjes këtë javë, duke e mbyllur këtë edicion në kuotën e 38 pikëve.
Teuta mundi Kinostudion 2-0 në ndeshjen e luajtur të shtunën në QKS Kamëz, duke u renditur për herë të parë në vendin e katërt në kuotën e 31 pikëve dhe duke siguruar për herë të parë ”Final 4”.
Fazën ”Final 4” e ka siguruar edhe ekipi i Gramshit. Në shortin e hedhur ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” janë përcaktuar edhe gjysmëfinalet e këtij edicioni. Gramshi do të përballet me Vllazninë në ndeshjen e parë, ndërsa Teuta do të presë Apoloninë. Gjysmëfinalet e para do të luhen më 18 maj ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 23 maj.
Java e 18-të
Kinostudio 0–2 Teuta
Lushnja 1–10 Apolonia
Vllaznia 2–0 Gramshi
Partizani 4-2 Atletik Klub
Renditja përfundimtare 2025/2026
Vllaznia 46 pikë
Apolonia 38 pikë
Gramshi 35 pikë
Teuta 31 pikë
Partizani 24 pikë
Kinostudio 16 pikë
Egnatia 13 pikë
Atletik Klub 7 pikë
Lushnja 1 pikë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




