Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit-Trump thërret në takim urgjent, këshilltarët e tij

Amerikë | 5 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur një takim urgjent me këshilltarët e tij më të lart për të diskutuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

Sipas raportimeve të fundit, Irani e riktheu vendimin për të rihapur ngushticën  duke vendosur sërish kufizime të rrepta në këtë rrugë ujore jetike, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do të heqin bllokadën e tyre ndaj anijeve të lidhura me Iranin.

Trump ka folur në telefon ditët e fundit me shefin e shtabit të Pakistanit, Fushamarshali Asim Munir, si dhe me zyrtarë iranianë.

Raportimet mediatike theksojnë se Irani ka kërcënuar të rifillojë sulmet me raketa ndaj Izraelit nëse nuk arrihet një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Armëpushimi 10-ditor midis palëve hyri në fuqi të premten në mëngjes, ndërsa Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për transportin global të naftës (rreth 20% e naftës botërore kalon andej), prandaj zhvillimet po ndiqen me shqetësim të madh për çmimet e energjisë dhe stabilitetin rajonal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme