Mbytet trageti për shkak të mbingarkesës, të paktën 150 viktima

Mbi 150 persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e mbytjes së një trageti në Nigeri, i cili u ça në mes për shkak të mbingarkesës.
Sipas autoriteteve lokale deri tani janë shpëtuar 40 persona dhe u gjetën trupat e pajetë të 5 të tjerëve në lumin Niger dhe shpresat për të mbijetuar janë shuar.
Raportohet se në tragetin që kishte si destinacion shtetin Kebbi udhëtonin 200 pasagjerë, nga 80 që ai duhet të transportonte në zbatim të parametrave./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




