Mbytja e jahtit në Siçili, gjendet trupi i pestë i pajetë

Trupi i pestë i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e jahtit të Bayesian, që u mbyt në brigjet e Siçilisë, duke e çuar numrin total të vdekjeve të konfirmuara në 6. Një person është ende i zhdukur, ndërsa kërkimet po vazhdojnë.
Operacioni tre-ditor i kërkimit është komplikuar nga thellësia në të cilën është zhytur jahti, si dhe nga mbeturinat që pengojnë zhytësit.
Të vdekurit nuk janë identifikuar zyrtarisht nga autoritetet italiane deri më tani, por gjashtë personat e konfirmuar të zhdukur janë Mike Lynch, Hannah Lynch, Jonathan Bloomer, Judy Bloomer, Chris Morvillo dhe Neda Morvillo.
Viktima e parë e konfirmuar e tragjedisë, kuzhinieri i anijes Recaldo Thomas , u gjet të hënën.
Anija me flamur britanik u mbyt të hënën, pasi direku i saj, një nga më të lartët në botë, u ça në gjysmë gjatë një stuhie të dhunshme. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan. Jahti u mbyt pasi një vorbull ujore, një lloj tornadoje, u rrotullua mbi ishullin mesdhetar, me gjasë duke e përmbysur varkën, e cila ishte ankoruar rreth gjysmë milje larg portit të Porticello.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




