“Më dridhej trupi kisha frikë se do na vrisnin”, sakrifica e çiftit Subashi për të shpëtuar familjen nga lufta në Ukrainë

Oksana Genkina nga Ukraina dhe Fjordi Subashi nga Shqipëria janë një çift që ndajnë bashkë jo vetëm një familje të bukur, por dhe profesionin e tyre. Ata kanë ngritur së bashku një agjenci imobilare, ku të dy thonë se “fillimisht dashuria erdhi për profesionin dhe më pas për njëri-tjetrin”.
Në një intervistë për “Jetë shqiptare” në RTSH një nga momentet më të vështira në jetën e tyre ka qenë lufta në Ukrainë, ku Oksana i kishte prindërit në një zonë të nxehtë ku ndodhet konflikti.
U deshën vite lutje që ata të pranonin të vinin në Shqipëri, ndërsa Oksana dhe Fjordi tregojnë tmerrin që kishin kur kaluan kufirin për të hyrë në Ukrainë.
“Fillimi i luftës ishte shumë i vështirë emocionalisht. Kisha merak çdo ditë, kontakti disa herë në ditë janë gjallë prindërit apo jo. Kur ata pranuan që të vinin para dy muajsh ne ikëm në Ukrainë. Kemi shkuar me makinë dhe i sollëm këtu dhe tani janë në TIranë. Ndjesia ishte më dridhej i gjithë trupi që kur hyra në kufi. Unë nuk shkova deri në qytetin tim por i solli vëllai prindërit pasi kishte shumë zona rrezik dhe duhet të dije rrugët. Vëllain e kam ende atje. Vëllai tha unë e di rrugën dhe po i sjell unë kjo ishte më e mira”, tha Oksana.
“Me merak kisha pak hyrjen në kufi për një grabitje apo ndonjë sulm se makina ishte e një kombësie tjetër”, u shpreh Fjordi.
Profesionin dhe kontaktet e tyre e ndihmuan çiftin Subashi të strehonin shumë ukrainas që vinin për t’i shpëtuar luftës.
“Shumë ukrainas kanë ardhur në Shqipëri. Kemi strehuar shumë në qytetin e Durrësit ku ishin shumë bashkëpunues dhe klientët tanë. Lufta filloi në shkurt dhe deri 3-4 muaj ata i mbajtën pa asnjë lloj pagese edhe me ushqim, jo vetëm strehim”, thanë ato.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




