Më shumë lexues gjatë muajve të verës – Fëmijët më të interesuarit, sidomos për titujt e rinj

Sociale | 2 vite më parë

Dhe në tre muajt e verës Biblioteka e qytetit “Agim Spahiu”  frekuentohet kryesisht në sektorin e fëmijëve ku zgjedhin leximin gjatë pushimeve  verore.  Alma Koldashi, specialiste pranë bibliotekës thotë se gjate kësaj periudhë nuk mungon interesimi I prindërve për të angazhuar fëmijët në leximin e librave.

“Gjithmonë e më shumë numri i lexuesve është në rritje, sektori i fëmijëve është i hapur, biblioteka nuk mbyllet. Duke ditur që shkolla mbaron dhe fëmijët janë më të lirë, prindërit kërkojnë që një pjesë të mirë të kohës fëmijëve tua zënë me librat”, u shpreh Alma Koldashi, specialiste pranë bibliotekës.

Afrimi me teknologjinë ka sjell interesimin e lexuesve për titujt e ri  ndaj kërkesë e vazhdueshme e tyre mbetet pasurimi I fondit.

“Shpresojmë që biblioteka të këtë mundësi që ti bëhet një furnizim i ri me tituj”, tha Koldashi.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e aktiviteteve organizohen gjate muajve shkollor. Koldashi thotë se një pjesë e nxënësve zgjedhin të lexojnë dhe në ambientet e bibliotekës.

Gjatë  një viti pranë  bibliotekës së qytetit regjistrohen rreth 500-600 lexues, ku përfshihen  dhe të moshuarit si lexuesit e rregullt  kryesisht të shtypit  të shkruar.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme