Meçe: Molotovët i lihen në dorë 17-vjeçarëve që quhen “grupi i zjarrit”. Ky është cinizëm i deputetëve të PD

Politikë | 7 muaj më parë

Opinionisti Arben Meçe ka reaguar për zhvillimet gjatë protestës, duke ngritur shqetësimin për përfshirjen e të rinjve në aktet e dhunshme.

Sipas tij, ajo që ai e quajti “grupi i zjarrit” përbëhet nga të rinj rreth 17 vjeç, të cilët, sipas pretendimit të tij, janë të rrethuar nga deputetë të Partisë Demokratike dhe të maskuar.

“Grupi i zjarrit është një grup me fëmijë 17-vjeçarë të rrethuar rreth e rrotull me deputetë që dalin nga Partia Demokratike. Janë të gjithë të maskuar. Pse të jenë të maskuar?”, u shpreh Meçe.

Ai kritikoi përdorimin e mjeteve të rrezikshme gjatë protestës, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet t’u lihet të miturve.

“Nëse lejohet që në protesta të përdoren fishekzjarrë dhe molotovë, atëherë deputetët vetë duhet t’i marrin dhe t’i përdorin, jo t’ua japin të miturve. Ky është cinizëm, është akt i papranueshëm”, deklaroi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme