Mediat shtetërore iraniane: Mbi 10,000 pelegrinë kanë mbetur të bllokuar në Arabinë Saudite

Sipas mediave shtetërore iraniane, afërsisht 12,500 pelegrinë iranianë kanë mbetur të bllokuar në Medinë të Arabisë Saudite për shkak të pezullimit të fluturimeve për në Iran për shkak të konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin.
Më herët gjatë qershorit, miliona myslimanë ishin në Mekë, Arabi Saudite, për pelegrinazhin vjetor të Haxhit dhe për të festuar Kurban Bajramin më 6 qershor. Disa udhëtuan edhe për në Medinë gjatë pelegrinazhit.
“Ka pasur ide për të përdorur aeroportet në vendet fqinje për pelegrinët nga provincat lindore, por kjo nuk është zbatuar”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA e Iranit.
Irani tha se po koordinohet me Arabinë Saudite dhe Irakun për të lehtësuar kthimin e pelegrinëve nëpërmjet kalimeve kufitare tokësore.
Arabia Saudite ka lehtësuar “të gjitha nevojat e pelegrinëve iranianë dhe u ka ofruar atyre të gjitha shërbimet derisa të krijohen kushtet e duhura për kthimin e tyre të sigurt në atdheun dhe familjet e tyre”, tha agjencia shtetërore e lajmeve SPA e Arabisë Saudite.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




