Meksika, protesta për mbylljen e parakohshme të shkollave përpara Botërorit

Botërori 2026 | 6 muaj më parë

Në Meksikë, njoftimi i Ministrisë së Arsimit për të mbyllur vitin shkollor më shumë se një muaj më herët, duke përmendur Kupën e Botës dhe një valë të nxehti si arsye, shkaktoi zemërim midis sindikatave të mësuesve, prindërve dhe madje edhe opozitës politike.

Shtetet e Nuevo León dhe Jalisco njoftuan se nuk do t’i përmbaheshin vendimit të qeverisë së presidentes, Claudia Sheinbaum.

E habitur nga protestat, Sheinbaum u detyrua të sqaronte se ishte vetëm një propozim, ende nuk ka një vendim përfundimtar. Fundi i vitit shkollor tani është zhvendosur më 11 qershor, në vend të 15 korrikut, siç ishte planifikuar fillimisht.

Sindikata e Punonjësve të Arsimit, e njohur për qëndrimin e saj të ashpër, gjithashtu pretendoi se vendimi u mor sepse kishte planifikuar të organizonte një seri grevash.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme