Menaxhimi i zjarreve në Devoll, merren masa për të pasur nën kontroll situatën gjatë verës.

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në bashkinë Devoll ka hartuar një plan masash për menaxhimin e sezonit veror.
Deri tani ka pasur vetëm disa raste zjarresh të vogla që janë shuar menjëherë pa shkaktuar dëme.
“Kemi ngritur grupe vullnetarësh në shumicën e fshatit. Mjetet i kemi në gadishmëri kemi kryer shërbimet e duhura për çdo defekt. Deri tani kemi pasur vetëm vatra të vogla që janë shuar në kohë rekord”, tha Genti Xhafka, Shef i SHMZSH- së ndërsa i bëri thirrje qytetarëve se në rast zjarri duhet të lajmërojnë menjëherë në numrin 128 që të ndërhyjmë sa më shpejt pa u përhapur vatra.
Ky shërbim disponon 3 mjete zjarrfikëseje. Një prej këtyre mjeteve shërben edhe për ndërhyrje në raste aksidentesh, pasi përveç depozitës me ujë, disponon edhe shkumë fikse.
Bashkia e Devollit mbulon një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore prej rreth 13600 HA dhe gjatë vitit të kaluar zjarret në to kanë qenë shumë të pakta e pa dëme madhore.
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




