Menaxhimi i zjarreve në Malësi të Madhe, Hasa: Nevojiten mjete të përshtatshme për terrene malore

Aktualitet | 1 vit më parë

Javët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të zjarrit, veçanërisht në territorin e bashkisë Malësi e Madhe.

Sipas përgjegjësit të repartit zjarrfikës atje, Besnik Hasa, burimet njerëzorë janë të mjaftueshme, por mungojnë mjetet e përshtatshme për terrene malore.

“Sipërfaqja e Malësisë së Madhe është 1/28-ta e territorit shqiptar dhe pjesa nga Hani i Hotit deri në Gruemirë është komplet fushore, ku regjistrohen edhe temperaturat më të larta në Shqipëri. Zjarret fushore janë problem, pasi ato thahen shumë shpejt dhe e kemi me vështirësi ndërhyrjen. Gjithë fshatarët i kanë rrethuar tokat e arat e tyre me gardhe, hunj e shtylla. E kemi të pamundur të afrohemi me mjete. Problemi kryesor është që nuk kemi rrugë për mjetet zjarrfikëse. Kërkohet ndërhyrje me mjete të kalueshmërisë së lartë për të bërë të mundur ndërhyrjen në zonat malore ku nuk futen mjetet aktuale që ne kemi,” shprehet z. Hasa.

Malësia e Madhe mbulon një territor të gjerë kryesisht malor, ku ndërhyrjet shpeshherë janë sfiduese, ndaj edhe efektivet apelojnë për më shumë bashkëpunim sidomos me plotësimin e mjeteve të nevojshme.

Aktualisht në qarkun Shkodër nuk raportohen vatra zjarri aktive, megjithatë nuk kanë munguar rastet sidomos të shkaktuara nga vetë dora e njeriut.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme