Mercedes-Hamilton: rinovimi është shumë afër

Formula 1 | 6 vite më parë

Leëis Hamilton do të ndjekë titullin e tetë në Formula 1 përsëri me Mercedes, njoftimi për rinovimin e kontratës midis pilotit britanik dhe ekipit gjerman do të mbërrijë së shpejti. Kampioni i botës, pas Abu Dhabi, kishte thënë se dëshironte të vendoste të ardhmen para Krishtlindjeve dhe gjithçka po shkon në atë drejtim. Natën e kaluar një cicërimë mjaft emblematike e Mercedes: fjalët e fundit të pilotit (“Dua të jem këtu vitin tjetër”) shoqëruar me emoticonët “së shpejti” dhe shenjën e një dore.

Hamilton me Mercedes ka fituar gjashtë tituj (4 të fundit radhazi) për ta shtuar atë me McLaren në 2008: me ekipin gjerman në 2021 ai do të ndjekë të tetin për të “mundur” Michael Schumacher dhe për t’u bërë piloti me më shumë Kampionate Botërore në historinë e Formulës 1

“Synimi im është të jem këtu, unë dua të jem këtu vitin e ardhshëm. Mendoj se si një ekip ne mund të bëjmë shumë së bashku, si në sport por edhe jashtë tij”, fjalët e fundit të 35-vjeçarit për të pushuar zërat për një lamtumirë apo edhe një tërheqje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme