Merimanga e zezë prek domaten – Fermerja: I kam spërkatur me pesticide, nuk dhanë efekt

Sociale | 2 vite më parë

Prodhimet në serat e fermerëve në fshatin Kosmaç të Bashkisë  Vau-Dejës, rrezikojnë të dëmtohen këtë periudhë si pasojë e të nxehtit të tej zgjatur.  Për të mos u mjaftuar nga temperaturat e larta ditët e fundit është shfaqur merimanga e zezë e cila ka dëmtuar në veçanti domaten. Marije Zefi fermerja e zonës na tregon se nga merimanga e zezë nuk është prekur asnjë prodhim tjetër.

Ndonëse ka kryer procesin e spërkatjes me ilaçe kundër kësaj sëmundje, sërish nuk ka dhënë efekt shprehet Marije Zefi. Megjithatë sipas saj domatja është e konsumueshme përderisa nuk përdoren pesticide.

Të kontaktuar nga RTSH Shkodra drejtues të Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër  thanë se nuk kanë dijeni për këtë problematikë, duke qenë se fermerët nuk i kanë shprehur asnjë ankesë. Kosmaçi numëron rreth 84 hektarë sera duke e bërë një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të produkteve bujqësore, sidomos për veriun e vendit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme