Merkel: S’kisha ‘forcë’ politike për bisedime me Putinin para pushtimit të Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo kishte synuar të mblidhte në bisedime mes liderëve të BE dhe Vladimir Putin një vit para pushtimit të tij në Ukrainë, por nuk kishte forcë politike për të ndikuar te Rusia, pasi ishte në fund të mandatit të saj.

Në një intervistë për Spiegel, Merkel tha se ajo dhe presidenti francez Emmanuel Macron kishin planifikuar të zhvillonin një format të pavarur bisedash me Putinin brenda Këshillit Evropian në vitin 2021, verën e saj të fundit në detyrë.

“Por unë nuk kisha më forcë për të vazhduar, sepse në fund të fundit, të gjithë e dinin: ajo do të largohet në vjeshtë,” tha Merkel.

Merkel, e cila u tërhoq nga politika pas 16 vitesh në pushtet pas zgjedhjeve në Gjermani të shtatorit 2021, ia dorëzoi zyrtarisht frenat Olaf Scholz-it të Social Demokratëve në dhjetor të atij viti.

Megjithatë, ish-liderja konservatore tha për largimin e saj nga politika se kishte ardhur “koha për një qasje të re” për shkak të mungesës së progresit nga qeveria e saj jo vetëm në Ukrainë, por edhe në konfliktet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme