Merr fund bllokimi, rihapet qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë Thanë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Pas disa orësh bllokim total si pasojë e rrëshqitjes së dherave në fshatin Dragostunjë, aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është rihapur për qarkullimin e mjeteve.

Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili bën me dije se puna intensive me mjetet e rënda bëri të mundur pastrimin e rrugës nga masivi shkëmbor dhe dherat që kishin bllokuar trasenë.

Aktualisht, në vendngjarje ndodhen forca të shumta të Policisë Rrugore të cilat në bashkëpunim me punonjësit e ARRSH-së po punojnë për të normalizuar lëvizjen, pasi radhët e krijuara gjatë orëve të bllokimit janë të gjata.

Autoritetet kanë bërë një apel të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve që ndodhen në këtë aks: “Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe respektimin e udhëzimeve të autoriteteve për mbarëvajtjen e qarkullimit,” thuhet në njoftimin zyrtar në rrjetet sociale.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara deri në shpërndarjen e plotë të trafikut.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme