Messi: Guardiola e Luis Enrique, më të mirët

Guardiola dhe Luis Enrique janë trajnerët më të mirë. Leo Messi nuk ka dyshime dhe duke folur për trajnerët që ai ka pasur, nënvizon se: “Guardiola dhe Luis Enrique ishin më të mirët”. “Pep ka diçka të veçantë – tha argjentinasi në një intervistë me transmetuesin televiziv spanjoll laSexta – Unë nuk e di, ai ju bën të shihni gjërat në një mënyrë tjetër. Dhe pastaj si i përgatiti lojërat, në mbrojtje dhe për lojë sulmi, ai të thotë saktësisht se si do të ishte loja, dhe si duhej të sulmonit për të fituar”.
“Unë pata fatin e keq(e thotë me ironi) – vazhdon Messi – duke pasur Guardiola dhe Luis Enrique, më të mirët. Dhe duke i pasur ata njëri pas tjetrit, dhe kaq shpejt, më bëri të rritem shumë”.
Është e vërtetë që unë jam i privilegjuar për gjithçka që kam rastisur të përjetoj, por nganjëherë do të doja të mbetesha anonim, të isha i huaj. Dhe të shijoja faktin se mund të shkoj lehtësisht në një treg, në një kinema apo një restorant”. Lionel Messi flet për dëshirën që ai e di se nuk mund të përmbushë.
Ndëkohë, nuk ka munguar dhe një koment për periudhën e verës, momentin e vështirë që përjetoi argjentinasi. “Tani jam mirë, por gjatë verës isha shumë keq për atë që ndodhi dhe për mënyrën se si shkoi në La Liga dhe në Champions. Por tani është në rregull, dhe unë dua të luaj dhe të tregoj veten time”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




