Meta frymëzohet nga Rama: Opozita do ketë takime me diasporën. Tallavaja në Athinë, abuzive

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me diasporën në Athinë, ku e cilësoi abuzive pasi sipas tij “kishte shpërngulur të gjithë administratën” në shtetin fqinj.

I frymëzuar nga takimi i kryeministrit në Athinë, Meta tha se edhe opozita do të zhvillojë takime me diasporën kudo që ajo ndodhet, por shtoi se programi i opozitës do i rikthejë ato sërish në vendin e tyre dhe “jo të shpopullojë vendin me politikat që ndjek qeveria”.

Takimin e Ramës në Athinë, Meta e cilësoi si tallava që i kushtoi shtetit me dhjetëra mijëra euro.

“Shkuli të gjithë administratën dhe është abuzive. Opozita pa asnjë diskutim që do kemi takimet tona me diasporën, mezi po presim çunat e Anglisë dhe kudo. Ka një shpërthim të të gjithë diasporës dhe ne do kemi një organizim në Athinë, Selanik, Itali e kudo tjetër. Do u japim mundësinë që të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre, jo si tani ku është bërë çdo politikë për t’i larguar ato. Tallavaja që kushtoi dhjetëra mijëra euro të përdorej për të rritur pensionet, por shpërnguli të gjithë administratën dhe patronazhistët”, tha Meta gjatë një konference me gazetarët.

I pyetur për protestat para Bashkisë Tiranë, Meta e konsideroi Erion Veliajn si një ish kryebashkiak, ndërsa shtoi se ato të vijojnë deri sa bashkia të merret në dorë nga qytetarët.

“Lidhur me ish kryebashkiakun nuk mund t’ju them se çfarë po bën ai, por protestat nuk do të ndalen. Paguhen kaq shumë lekë për inceneratorët dhe plehra ka ngado”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme