Meta: Ftoj të rinjtë të na bashkohen për të larguar këtë qeveri grabitëse

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ftuar të rinjtë që të bashkohen me opozitën për të larguar “qeverinë grabitëse nga pushteti”. Meta, gjatë fjalës në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, theksoi se opozita do ta çmontojë modelin e Rilindjes, që zhyti shqiptarët në varfëri, që marrin borxhe dhe që nuk lajnë dot as borxhet.

 “Arsimi do të jetë kryeprioriteti ynë. Në çdo vendim që do të merret në të ardhmen, i pari do të jetë për të plotësuar kërkesat më të domosdoshme të këtij sektori jetik. Më 12 nëntor qytetarët të thonë fjalën e tyre. Të jenë të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin se koha e arbitraritetit dhe nëpërkëmbjes së të drejtave të shqiptarëve, që nga vogëlushët deri te më të moshuarit, ka marrë fund. I ftojmë të gjithë të rinjtë të bashkohen me moton për të larguar këtë qeveri grabitëse. Shqipëria do t’i përkasë të rinjve. Mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt që do të jeni të gjithë për të fituar rikthimin e demokracisë”,- tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme