Meta: “Rilindja” i ka shpallur luftë shtresës së mesme, që është garanti i demokracisë

Politikë | 4 vite më parë

Shtresa e mesme është një objektiv i Partisë së Lirisë. Kryetari i PL-së, Ilir Meta, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj force politike, deklaroi se “Rilindja” i ka shpallur luftë garantit të mbrojtjes dhe zhvillimit të demokracisë që është shtresa e mesme.

“Modeli ynë ekonomik do të mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek rritja e eksporteve, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat më në nevojë dhe sidomos tek konsolidimi dhe zgjerimi i shtresës së mesme të shoqërisë.”- deklaroi Meta.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme