Meta: Të ndalojmë ikjen e të rinjve, t’u krijojmë kushte të mira për arsimim e punësim

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria për studime apo punësim jashtë vendit.

Në një postim në Facebook Meta sjell historinë e dy vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, të cilët thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.

Për Metën krijimi i kushteve dhe mundësitë më të mira për arsimim dhe punësim do të frenonte ikjen e të rinjve të talentuar, si edhe ndërtimin e së ardhmes në vendin e tyre.

“Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese. Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.

Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Shqipëria ka diell për të gjithë!”, shkruan Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme