Metadoni në Korçë, shtohen përdoruesit në qendrat e rehabilitimit

Sociale | 4 vite më parë

Shtohen personat që marrin metadon pranë qendrës aksion plus të Korçës. Nëse deri para pak kohësh çdo ditë pranë kësaj qendre merrnin metadon 70-75 persona, momentalisht ky numër ka shkuar deri në 100. Sipas infermieres së kësaj qendre Marinela Fustanja, ka prej atyre që largohen për shkak të rifillimit të heroinës ashtu siç ka persona që rikthehen për tu shkëputur nga përdorimi i kësaj droge.

Personat që hyjnë e dalin nga kjo skemë janë kryesisht përdorues që kanë problem familjare, por edhe të tjerë që humbasin vendin e tyre të punës. Ndaj edhe për këtë punonjësja e kësaj qendre mendon se kjo kategori shoqërore ka nevojë jo vetëm për familjet por edhe për shoqërinë, ndryshe do ta kenë tejet të vështirë për tu shkëputur.

Vetëm në dy aksionet e fundit policia e Korçës ka arrestuar më shumë se 50 shpërndarës të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka proceduar më shumë se 150 të tjerë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme