“Metamorfoza 2” – SPAK kërkon 69 vite burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe 5 të tjerët

Struktura e Posaçme Antikorrupsion dha pretencën për dosjen “Metamorfoza 2”, ku në total për të pandehurit e përfshirë kërkoi 69 vite burgim.
Mes të pandehurve është ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Bujar Gërmizi, Adrian Cenaj, Besmir Murtati dhe Albert Prenga. Në rast se shpallen fajtorë, të akuzuarit do të përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit, pasi kanë aplikuar gjykimin e shkurtuar.
Ata akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikimin e një sasie kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre të Bashkimit Europian.
Më herët, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ndau çështjen duke shpallur moskompetencën dhe e kaloi në Gjykatën e Tiranës ish-zyrtarin e Policisë, Erzen Breçani dhe ish-specialisten e Interpolit, Jonida Babameto.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




