MFE: Të ardhurat në buxhet, në 2 muajt e parë të vitit realizohet 15 për qind e planit vjetor

Ekonomi | 4 vite më parë

Të ardhurat e mbledhura në buxhet gjatë 2 muajve të parë të këtij viti (janar-shkurt) arritën në 97.1 miliardë lekë, me një realizim 15 % të planit vjetor, bëhet e ditur nga shifrat e ofruara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me rreth 10 miliardë lekë.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-shkurt 2023, arritën në rreth 73.4 miliardë lekë me një realizim prej 11 % të planit vjetor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit  2022, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 4.3 miliardë lekë më të larta.

Gjithnjë sipas të dhënave nga nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, niveli i deficitit për periudhën rezultoi në rreth 23.6 miliardë lekë, nga rreth 79.1 miliardë lekë deficit i planifikuar për vitin 2023.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme